LDK: Vetëvendosje të veprojë shpejt që ta arrijmë marrëveshjen

Më datë:

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka folur para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë.

Mustafa ka thënë se në mbledhjen e mbajtur sot kryesia ka trajtuar situatën politike në vend pas mandatimit të Albin Kurtit nga ana e presidentit të vendit.

Tutje, zëdhënësi i LDK-së shton se LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me Lëvizjen Vetëvendosje që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve.

“Në mbledhjen e mbajtur sot Kryesia trajtoi situatën politike pas mandatimit nga ana e presidentit. LDK vlerëson se vendi ndodhet në një situatë të rëndësishme politike me që tash implemetimi politik i vullnetit qytetarit të shprehur në zgjedhje është i afatizuar, LDK edhe njëherë shpreh vullnetin për marrëveshje politike të balancuar me LV-në që do të reflektonte në tërësi rezultatin e zgjedhjeve”, thotë ai.

Besian Mustafa ka shtuar se marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues ku nënkuptohet që kryeparlamentari i shkon Lëvizjes Vetëvendosje është opsioni i fundit me të cilin ata negociojnë.

LDK ka ftuar LV-në që si parti e dalë e para nga zgjedhjet të merr përgjegjësinë për formim të institucioneve.

“Kryesia e LDK konsideron që marrëveshja e propozuar nga ekipi negociues e mbështetur në orientimin e Këshillit të Përgjithshëm e reflekton rezultatin e zgjedhjeve. LDK e fton Lëvizjen Vetëvendosje si parti e parë dhe që ka përgjegjësinë për të formuar institucionet e reja që të veprojë shpejtë për të arritur marrëveshje me LDK-në”, ka thënë ai./GazetaExpress/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...