Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Kamionçina përplas motorin, plagosen dy persona

Më datë:

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në Elbasan, si pasojë e një aksidenti.

Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, ku një kamionçinë, me drejtues një 52-vjeçar me inicialet F.M., është përplasur me një motor.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi dhe pasagjerja e motorit, të cilët janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinot Fushë, mjeti tip kamionçin me drejtues shtetasin F.M., 52 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik, është përplasur me njē motoçiklet me drejtues shtetasin H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë është plagosur vetë drejtuesi i motoçiletës dhe shtetasja L.S., pasagjere në motoçikletë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kryeqyteti në protestë prej 16 ditësh, tensionet vijojnë

Kjo e hënë, 15 qershor, shënon ditën e 16-të...

Gjykata liron policin e përfshirë në incidentin gjatë transferimit të Erion Veliajt

Sot në 15 qershor është liruar F.B, polici i...

Humb jetën Oliver Tree pas përplasjes së helikopterëve në Brazil

Muzikanti amerikan i zhanrit alt-pop dhe personazh i njohur...

Ibrahimaj: Qasja e re për investitorët e huaj forcon stabilitetin ekonomik

 Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë...