4 viktima dhe 120 të plagosur! Tërmet 6,6 ballë/ Situatë kaotike në Turqi, njerëz të tmerruar dhe ndërtesa të shembura

Më datë:

4 viktima dhe 120 të plagosur, ky është bilanci aktual i Turqisë, vend i cili ditën e sotme u godit nga një tërmet me magnitudë 6.6 duke ka lënë pas dëme të mëdha.

 Njerëz që bërtasin të tmerruar dhe rrënoja të shumta, këto janë pamjet që janë shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Tërmeti i fuqishëm tronditi dy shtete, Greqinë dhe Turqinë. Associated Press flet për të paktën 20 ndërtesa të shkatërruara në qytetin turk të Izmirit, (i treti më i madh në vend), në  Bornova dhe Bayrakli.

Epiqendra e tërmetit të dhunshëm ka qenë pranë brigjeve turke ne Egje dhe pranë ishullit grek të Samos-it. Lëkundjet janë ndjerë të forta deri në Athinë e Stamboll. Dëshmitarët okularë tregojnë se si njerëzit vrapuan të tmerruar nëpër rrugë në momentin kur toka u drodh.

Kryetari i Bashkisë së Izmirit, Tunc Sojer e pranoi se ka njerëz nën rrënoja, por numri i saktë i tyre nuk dihet ende. Ndërkohë guvernatori i qytetit deklaroi se aktualisht janë nxjerrë nga rrënojat 70 persona.

Raportet e deritanishme tregojnë se vetëm një person është nxjerrë për momentin i gjallë nga gërmadhat. Dëmet materiale janë të shumta. Mediat turke thonë se tërmeti u ndje në mbarë rajonin e Egjeut dhe Marmara.  Ndërsa në ishullin e Samos-it u dha paralajmërim për tsunami e njerëzive iu kërkua t’i qëndronin larg vijës bregdetare. Pamjet filmike treguan ujin e detit duke vërshuar nëpër rrugë. Njerëzit shkruajnë në rrjetet sociale se ka shumë demë dhe disa prej tyre janë bllokuar në katet e sipërme të shtëpive. Sizmologu grek, Efthymios Lekkas i tha televizionit ERT se është ende shumë shpejt për të pohuar nëse do të ketë lëkundje të tjera, pasi situata sipas tij është në zhvillim.

Ndërkohë, më herët ministri turk Soylu bëri një deklaratë në llogarinë e tij në Twitter:

“Ekipet tona vazhdojnë shqyrtimin dhe ndërhyrjen e tyre. Shërohuni shpejt”, tha ai.

https://twitter.com/disclosetv/status/1322158086363242496?s=20
https://twitter.com/disclosetv/status/1322160151948861440?s=20

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Krizë në PD: Salianji ankohet në PPE pas përjashtimit nga gara për kryetar

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i...

“Dosja Balluku”, Berisha ngre akuza për abuzime në projekte publike

Kreu i PD Sali Berisha ka mbajtur një konferencë...

Inceneratorët”/ Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO

Këtë të martë, ish-deputeti i PS Alqi Bllako është...

Alarm global për Ebola/ Mjeku amerikan infektohet në Kongo, transportohet me urgjencë në Gjermani

Alarm për përhapjen e Ebola në Afrikë, pasi një...