Walker: Formojeni Qeverinë dhe jepni Thaçit pushim – ai tashmë është thinjur

Më datë:

Ish-ambasadori OSBE-së në Kosovë, William Walker,  pas takimit që ka zhvilluar me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin, ka bërë një prononcim para gazetarëve.

Ai ka kërkuar nga partitë politike që sa më shpejt ta formojnë Qeverinë në mënyrë që t’i japin një pushim Presidentit Thaçi.

“Sikurse e dini, unë vij në Kosovë sa më shpesh që mundem dhe mësoj gjëra të reja për këtë vend që e kam përcjellë të rritet për 20 vjet”.

“Unë jam shumë krenar me këtë vend, por edhe kritikoj nganjëherë për gjërat që kanë mundur të shkojnë më mirë. Por jam shumë krenar me Republikën e Kosovës që është sot”.

“Dje unë isha në Krushë dhe kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur atje – ndoshta më keq se në Reçak. Unë e di se jam identifikuar me Reçakun, por dua t’i nderoj njerëzit e Krushës dhe të gjithë personat e prekur nga lufta në Kosovë”.

“Gjithashtu vij këtu për të mësuar rreth zhvillimeve politike. E di se jeni në prag të formimit të institucioneve. Kam folur me disa përfaqësues të partive politike dhe jam ende konfuz sikurse është i gjithë vendi”.

“Mendoj se Kosova ka nevojë për një Qeveri të re – keni humbur më shumë se 100 ditë dhe shpresoj që nuk do të nevojitet më shumë kohë për ta formuar Qeverinë në mënyrë që Kosova të kthehet në rrugën e duhur”.

“Jepni këtij njeri një pushim [Presidentit Thaçi] – ai tani është i thinjur”.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS dhe PD dakordësohen për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit; Balla: Fitoi parlamentarizmi

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë finalizuar marrëveshjen për...

Braçe: Të zbatohen standardet e ndërtimit në fasadat e pallateve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u shpreh sot...

Vodhi dyqanin e bulmetit, arrestohet hajduti në Pogradec

Policia arreston autorin e vjedhjes së dyqanit të bulmetit...

Karakaçi: Masa për rritjen e sigurisë në ndërtim dhe forcimin e mekanizmave të kontrollit

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi deklaroi sot...