9.5 C
Tirana

Protestat në Liban, 80 persona shtrohen në spitalet e Beirutit

Më datë:

Në spitalet e Beirutit mbrëmë janë pranuar 80 protestues nga gjithsej 220 protestuesit e plagosur pas përleshjeve me forcat e sigurisë jashtë ndërtesës së parlamentit.

Siç njofton Kruqi i Kuq i Libanit, 140 personat e tjerë të plagosur morën trajtim ambulant.

Në qytetet në Liban u organizuan marshime me parullën “Ne nuk do të paguajmë çmimin” në shenjë proteste ndaj situatës ekonomike dhe politike të vendit.

Protestuesit në Beirut hodhën gurë dhe shishe me ujë ndaj forcave të sigurisë, të cilët u përgjigjën me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Protestat janë bërë të dhunshme për herë të parë që nga fillimi i tyre më 17 tetor. Janë djegur disa çadra të demonstruesve si dhe disa dyqane në rajon.

Një grup tjetër i protestuesve marshuan jashtë ndërtesave të Bankës Qendrore dhe Shoqatës së Bankave.

Protesta u mbajtën edhe në qytetet veriore dhe jugore të Libanit.

Presidenti Michel Aoun u bëri thirrje ministrive të Mbrojtjes dhe të Punëve të Brendshme të mbrojnë pronat publike dhe private dhe të parandalojnë kryengritjet.

Kryeministri Saad Hariri gjithashtu vlerësoi protestat si një situatë që kërcënon sigurinë e brendshme të vendit, të cilat, siç u shpreh ai, shkaktojnë tension, zjarre dhe shkatërrim në Beirut.

Ministri i Punëve të Brendshme i Libanit, Raya el-Hassan, shkroi në Twitter se i mbështet protestat paqësore, por jo edhe sulmet ndaj pronave publike dhe private.

Libani vuan nga papunësia e lartë, me nivel të ulët të zhvillimit dhe me borxhe më të larta në botë, të cilat, sipas Ministrisë së Financave të vendit, në tremujorin e parë të vitit 2019 arritën në 86,2 miliardë dollarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...