Erdogan dhe Merkel bisedojnë në telefon për Libinë

Më datë:

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kancelarja gjermane, Angela Merkel, zhvilluan të shtunën në mbrëmje një bisedë telefonike.

Siç bën të ditur Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë, të dy udhëheqësit morën në shqyrtim Libinë dhe çështje të tjera rajonale me interes të përbashkët.

Biseda erdhi në prag të konferencës për Libinë, e cila do të mbahet të dielën në Berlin për të kërkuar një angazhim më të fortë nga aktorët rajonalë për një armëpushim që do t’i hapte rrugën zgjidhjes politike në vendin e shkatërruar nga lufta.

Kancelarja Merkel ftoi liderët nga Turqia, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerilës, Kina, Franca, Britania dhe aktorë të tjerë rajonalë në konferencën njëditore në Berlin, mes një armëpushimi të brishtë ndërmjet Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA) të njohur ndërkombëtarisht në Libi dhe forcave besnike të gjeneralit puçist, Khalifa Haftar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...