19.5 C
Tirana

Përplasja me KLGJ e KLP, Kuvendi tërhiqet nga shpallja e vakancave në këto dy institucione

Më datë:

Mandatet e dy anëtarëve jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atyre joprokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nuk përfundojnë në shkurt të 2021, sikurse kishte përllogaritur Kuvendi, por në dhjetor të vitit të ardhshëm, kohë kur mbushen plot tri vite nga dita kur këto institucione nisën nga puna.

Është vetë Kuvendi që u tërhoq nga vendimi i pak ditëve më parë, përmes të cilit njoftoi shpalljen e vakancës për dy vende në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe 2 vende në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për anëtarët me mandat 3 vjecar.

Të dy institucionet, dolën kundër vendimit dhe përcaktuan se mandatet e këtyre anëtarëve, fillojnë në ditën kur këshillat kanë nisur nga puna dhe sipas përllogaritjeve, ata duhet ta dorëzojnë detyrën në dhjetor të 2021.

Sipas vendimit të Kuvendit, që hyn në fuqi menjëherë, revokimi nga vendimi i parë erdhi pas administrimit të vendimeve nga dy institucionet KLGJ-së më datë 15 Tetor dhe të KLP-së më datë 13 tetor.

Nga Kuvendi bëhet e ditur se u respektua afati ligjor, por pasi u njoh me vendimet e dy institucioneve, vendosi ta shtyjë shpalljen për vitin e ardhshëm.

Gjatë mbledhjes së KLGJ të enjten, anëtari Medi Bici hodhi akuza të rënda drejt Kuvendit, kur tha se ka nisur procedurat për të emëruar kryertarin e ri të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi në prokuroi mund të mbyllen dosjet për ujqërit e korrupsionit të veshur me pushtet. Ne anëtarët, gjyqtarë dhe prokurorë te dy këshillave – vijoi ai – jemi cilësuar korporatë, por tashmë dhe juve që vini nga jashtë sistemit, politika, kërkon tju bëjë kurban për një të emëruar. Bici akuzoi Kuvendin se po tenton kapjen e sistemit të drejtësisë.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...