Konfirmohet në detyrë gjyqtarja e GJKKO-së, Flora Hajredinaj anëtare e trupës që gjykoi ish-ministrin Tahiri

Më datë:

Kalon me sukses vettingun dhe konfirmohet në detyrë gjyqtarja Flora Hajredinaj e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo e fundit ka qënë edhe anëtare trupës gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Më 19 shtator 2019, ish-gjykata e Krimeve të Rënda i dha pafajësi Tahirit për akuzat e trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal dhe e dënoi atë për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Ardit Mustafaj, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj vendosën dënimin e Tahirit me 5 vjet burg dhe përfundimisht 3.4 vjet heqje lire për shkak të uljes së 1/3 nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashtu, gjykata vendosi pezullimin e dënimit për tri vjet.

Procesi i vetingut për Hajredinajn u krye nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Firdes Shuli anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Spregner.

Ndryshe nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, ILDKPKI që i ka konsideruar të sakta deklarimet e Hajredinajt. KPK identifikoi në seancën dëgjimore disa probleme në kriterin e pasurisë si dhe mungesë burimesh financiare.

Për një apartament me sipërfaqe 119.56 m2 të porositur në vitin 2006 për vlerën 81 mijë euro, gjyqtarja Hajredinaj ka deklaruar si burime krijimi një vlerë të dhuruar nga vjehrri në shumën 40 mijë euro; një kredi bankare në vlerën 4.8 milionë lekë dhe kursime bashkëshortore në shumën 1.6 milionë lekë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Siguria në kantiere, IKMT gjoba dhe pezullim punimesh për 65 subjekte

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi sot se,...

Afati kushtetues përfundon sot, pa konsensus për Presidentin e Kosovës

Ashtu siç ishte parashikuar, Kuvendi i Kosovës po mban...

Në arrati prej kohësh, Ervin Mata arrestohet në Brazil

Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Ervin Matës,...

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...