22.5 C
Tirana

Gomonia me 6.7 mln euro kanabis e bllokuar në Greqi u nis nga Vlora, aksioni që i ndërpreu rrugën për në Turqi

Më datë:

Detaje të reja publikohen në lidhje me gomonen e gjetur më 8 tetor nga policia kufitare e Githios me 20 çanta me rreth 1.2 ton marijuanë me vlerë 6.7 mln euro, pasi ishte ndjekur në det të hapur nga policia kufitare.

Sipas mediave greke, gomonia rezulton të jetë nisur nga Vlora, ndërsa destinacioni i saj ishte Turqia.

Por fakti që u pikas dhe u ndoq nga autoritetet greke, bëri që drejtuesit të ndryshojnë rrugëm, dhe ta braktisin mjetin. Mediat greke shkruajnë po ashtu se njëri prej skafistëve të arrestuar ishte me precedentë penalë në Itali.

Ai u arrestua në Marmari dhe rezulton të jetë një ngakatër drejtuesit e gomones.

Në të njëjtën ditë u ndalua në zonë një shqiptar tjetër që lëvizte me automjet në kërkim të skafistit të fshehur. Më pas u arrestuan edhe dy shtetas të tjerë, bashkëpunëtorë në ngjarje, të cilët lëviznin në një zonë rurale në Lakonia.

Mësohet po ashtu që 3 prej të arrestuarve që kanë lidhje me drogën e gjetur në gomone janë nga Vlora dhe Një tjetër nga Fieri.

Policia greke në deklaratë zyrtare tha se brenda gomones u gjetën 8 bidona me benzinë ndërsa gjatë kontrolleve në një zonë shkëmbore u gjetën 20 çanta dhe 8 pako të mëdha që përmbanin 596 pako më të vogla me 810 kg 350 gram marijuanë të përpunuar si dhe 32 pako me 374 kg 960 gram marijuanë të papërpunuar. Sasia e drogës së sekuestruar përllogaritet në rreth 6.750.000 euro.

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bashkëpunonin me inteligjencën ruse, policia britanike arreston 3 persona në Londër

Tre persona janë arrestuar në Londër me dyshimin se...

Shiste produkte bujqësore të skaduara/ Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari

Finalizohet operacioni policor i koduar “Expiration”. Operacioni u zhvillua nga...

Raporti i OSBE-së/ “Reagim qytetar, një orë e më parë!”, Salianji: Në Shqipëri s’pati zgjedhje të lira

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje...

“Tre persona janë prangosur pas sulmeve ndaj taksistit dhe grabitjes së celularit”

Tre shtetas janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë njoftojnë...