Lule Vathi – Si Të Mbillni Dhe Të Përkujdeseni Për Bimën Ekzotike

Më datë:

Lule Vathi është një nga bimët që prodhon ndër lulet më ekzotike dhe të bukura në botë.

Botanistët numërojnë plot 100 lloje të këtyre luleve që variojnë në bazë të ngjyrës dhe paraqitjes. Lulet konsiderohen si bimë shumë të thjeshta dhe të lehta për tu mbjellë, veçanërisht nga njerëzit që kanë ballkone të mëdha, veranda e kopështe.

Lule Vathi, Si Të Mbillni Dhe Të Përkujdeseni Për Bimën Ekzotike

Lule Vathi mund të mbillet nga fara ose nga fidani, por rëndom ajo shitet e rritur dhe e lulëzuar.

Nëse ju dëshironi të mbillni vetë këtë lule mund të zgjidhni njërën prej alternativave dhe në varësi të llojit të zgjedhur të lules mund të përballeni me surpriza të bukura në fillim të pranverës e deri në vjeshtë.

Kjo bimë kërkon lagështi dhe ndriçim të pjesshëm të diellit.

Ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit apo ujitja e tepërt janë shkatërrimtare për këtë lule kaq të bukur.

Ekspertët thonë se kjo lule ka nevojë për dhe të pasuruar dhe një vazo cilësore me sistem të mirë kullimi.

Lulja ka nevojë të ujitet çdo ditë përsa kohë që sipërfaqja e dheut apo brendësia e tij janë të tharra.

Nëse dheu është tepër i lagësht dhe ju vazhdoni ujitjen, bima do të vyshket.

Në rast se ju e mbillni lulen në kopësht, ajo do të jetë më rezistente që në momentin që zë rrënjë dhe ka nevojë për më pak mirëmbajtje se lulja e mbjellë në vazo.

Kjo bimë ka gjithashtu nevojë të mbrohet nga temperaturat e acarta të dimrit ndaj ato duhen mbajtur brenda dhe duhen mbuluar deri në ardhjen e pranverës.

Në dimër, kur bima është e përgjumur, lulja duhet ujitur çdo 3-4 javë.

E fundit, por jo për nga rëndësia, është që kjo lule ka tendencën të tërheqë pas vetes insekte dhe në këtë rast, ekspertët këshillojnë përdorimin e pesticideve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama rrahu gjoksin për prokurimet, sistemi elektronik një fasadë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi edhe sot,...

Rama: Bizneset shqiptare mbështeten nga Europa, nuk ka plan tjetër përveç BE-së

Këtë të martë, 12 maj, u nënshkrua marrëveshja për...

“Sfida për lidership nuk është aktivizuar”, Starmer-ministrave britanikë: Do të vazhdoj të qeveris

Kryeministri britanik Keir Starmer u ka thënë ministrave të...

LDK surprizon me listën e kandidatëve, përfshin edhe Kreshnik Çollakun

Ish-deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Kreshnik Çollaku, i...