18.5 C
Tirana

Shenja jete në planetin fqinj? Astronomët zbulojnë lëndën që prodhohet vetëm nga gjallesat

Më datë:

Astronomët kanë gjetur të dhëna që i bëjnë të mendojnë për shenja jete te planeti i nxehtë, që gjithashtu quhet edhe “binjaku” i Tokës.

Bëhet fjalë për Afërditën, apo siç njihet ndryshe, Venusin, planetin ku teleskopët e vendosur në Havaj dhe Kili kanë diktuar shenja fosfine, një gaz që në Tokë prodhohet vetëm nga gjallesat.

Afërdita është planeti i dytë më i afërt nga dielli, pas Mërkurit, dhe fqinj me tokën, e cila është e treta më e afërt nga dielli.

Ajo që e bën më të habitshme faktin që mund të ketë jetë, është se ky planet i mbushur me dioksid karboni, me male dhe vullkane, ka temperatura që shkojnë në 465 gradë celsius.

Fosfina është gjetur 50 kilometra mbi sipërfaqe, dhe duke qenë lëndë që krijohet shumë lehtë nga organizmat e gjalla, ka zgjuar kureshtjen e shumë shkencëtarëve.

I pari që ka hedhur hipotezat se në retë e Afërditës mund të ketë shenja jete ka qenë i ndjeri Karl Sagan, që në vitin 1967.

Shkencëtarët e pranojnë që kjo nuk është provë e fortë: “Nuk është si të gjesh armën e krimit. As si të gjesh barot te dora e atij që ka qëlluar me armë. Por është si të nuhasësh në ajër se ka diçka që të bën të mendosh”, thotë David Clements, bashkautor i këtij studimi që është botuar në revistën “Nature Astronomy”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...