Qëlloi me armë makinën e xhaxhait, arrestohet 20-vjeçari (EMRI)

Më datë:

Policia ka vënë në pranga në 20-vjeçar, i cili pas konfliktit për motive pronësie ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së xhaxhait të tij, Xh. S.

Policia njofton se konflikti ka ndodhur në datën 15 nëntor, ndërsa i arrestuari është Endi Sinani, 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Sherri mes xhaxhait dhe nipit ka ndodhur pas konfliktit lidhur me pronësinë e një trualli.

Konflikti ka degjeneruar edhe më shumë kur Xh.S kishte dhunuar fizikisht mbesën e tij, motrën e E.S.

Njoftimi i Policisë
Kapet dhe ndalohet autori që qëlloi me armë zjarri  në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij, pas konfliktit për motive pronësie, më datë 15.11.2019, në fshatin Maknor, Pezë.

Sekuestrohet arma me të cilën është bërë qitja.

Në vijim të punës së bërë nga Policia e Tiranës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në fshatin Maknor, Pezë, falë veprimeve të shpejta dhe të mirëorganizuara, nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 Tiranë, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

E. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi gjatë një konflikti për motive pronësie të ndodhur më datë 15.11.2019, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të xhaxhait të tij shtetasit Xh. S., duke shkaktuar dëme materiale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit me të cilën është kryer qitja. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, në ngarkim të shtetasit E. S.

 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tragjedi në Berat, 15-vjeçari humb jetën në lumë pasi hyri për t’u larë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit

Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ish-Emiri i Katarit...

‘Alpinisti’ mbytet në ujërat e lumit Mat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos, ku...

Vritet në derën e shtëpisë 50-vjeçari në Bërxullë të Vorës

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në minutat...