17.5 C
Tirana

Substanca e Ëmbël Që Ju Duhet Për Të Rregulluar Tretjen Problematike

Më datë:

Sorbitoli është një lloj karbohidrati që gjendet natyralisht tek disa fruta përfshirë mollët, kajsitë, hurmat e Arabisë, frutat e pyllit, pjeshkët, kumbullat dhe fiqtë.

Nga ana tjetër, sorbitoli gjendet edhe si substancë artificiale industriale që përdoret në shurup, ushqime të paketuara, pije dhe barna.

Në aspektin tregëtar, sorbitoli përdoret për ruajtjen e lagështisë, për të ofruar ëmbëlsi, për të përmirësuar tretjen dhe shëndetin e gojës.

Përdorimet Dhe Vlerat e Mundshme

Karbohidrate të tilla të ëmbla përdoren për të zëvendësuar sheqerin.

Sorbitoli përmband dy të tretat e kalorive që ofron sheqeri por nga ana tjetër ofron 60 përqind të ëmbëlsisë.

Ai nuk tretet plotësisht në zorrën e vogël dhe ka një ndikim tepër të vogël në nivelet e sheqerit në gjak.

Ndryshe nga sheqeri i zakonshëm, sorbitoli nuk kontribuon në kavitetin e dhëmbëve dhe kjo është arsyeja përse përdoret për të ëmbëlsuar çamçakëzin dhe medikamentet në formë të lëngshme.

Efektet Anësore Të Sorbitolit

Konsumi i tepruar i sorbitolit mund të shkaktojë fryrje dhe diarre tek disa nejrëz, veçanërisht nëse nuk jeni mësuar ta konsumoni atë rregullisht.

Diarrea, si një prej simptomave kryesore, shpesh shoqërohet me kontraktime e spazma por edhe të përziera.

Nëse e përdorni sorbitolin si laksativ, atë mund ta gjeni në formë të lëngshme ose në formën standarde.

Ai mund të merret nga goja, të shoqërohet me ujë, me apo pa ushqim.

Sa i përket dozave të rekomanduara, disa studime kanë nxjerrë në pah më shumë efekte anësore nëse njeriu konsumon 10 gramë ose më shumë çdo ditë.

Konsumi i tepruar i sorbitolit mund të ketë efekte të thella anësore në tretje por edhe të prishë ekuilibrat e elektroliteve.

Ky karbohidrat nuk duhet shoqëruar me kalçiumin ose nëse merrni barna për të ulur sasinë e kaliumit në gjak.

Ndërveprimi mes tyre është shumë i dëmshëm për indet në aparatin tretës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...