Pengmarrja në Kamzë/ Gjithçka u filmua nga kamerat, autorët dhe pengu u zhdukën në Fushë-Krujë

Më datë:

Gjithçka u filmua nga kamerat e sigurisë, por policia nuk ka ende asnjë gjurmë të pengmarrësve të një personi gjatë mesditës së sotme në rrugën “London” të Kamzës.

Burime zyrtare bënë me dije se konflikti mund të ketë ndodhur për shkak të një makine.

Pas debatit ata kanë e kanë marrë atë në makinë duke u larguar në drejtim të Fushë-Krujës.

Gazetari Andi Qosja i ABC Neës ka siguruar për pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa raporton se për herë të fundit makina e autorëve të dyshuar është lokalizuar në zonën e njohur si Ura e Gjoles.

Policia ka shoqëruar për momentin një dëshmitar nga vendi i ngjarjes, e cila ka parukeri përballë vendit ku ndodhi sherri.

Gazetari raporton se banorët nuk kanë njohur as personin e marrë peng dhe as personat e përfshirë në këtë konflikt.

Mësohet se ata janë larguar me një fuoristradë të bardhë.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë se një shtëpie aty pranë, pamjet e të cilës janë marrë nga grupi hetimor për të parë se çfarë ka ndodhur.

Në operacion janë përfshirë drejtoria e policisë së Durrësit dhe e Tiranës për të shkëmbyer të dhëna.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Supë me bizele dhe patate

Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta...

CarPlay Ultra, pas Aston Martinit, do të vijë edhe te Hyundai, Kia dhe Genesis

Apple ka prezantuar CarPlay Ultra, gjeneratën e re të...

Metoda ideale për të larguar yndyrën në gjak

Niveli i lartë i yndyrave në gjak rrit rrezikun...

Kombëtarja U21, pas miqësores me SHBA, anulohet edhe ajo me Japoninë në Antalia

Ndeshja miqësore mes kombëtares shqiptare të U21 dhe Japonisë...