“Shuplaka”, ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Gruevski dënohet me 1 vit e 6 muaj burg

Më datë:

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski është shpallur fajtor për rastin “Shuplakat”, ndërsa është dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

Po ashtu, fajtor u shpall dhe ish-ministri Mile Janakieski, i cili u dënua më një vit burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.

Për veprën e njëjtë u dënuan dhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski dhe Daniell Trifunovski, me 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin këtë vepër penale.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë u dënuan Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkovski.

Kujtojmë se vendimi për Gruevskin është dhënë në mungesë të tij, pasi ai ndodhet në arrati në Budapest.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama në terren, hapet plotësisht segmenti i autostradës Tiranë-Durrës

Hapet plotësisht segmenti i zgjeruar i autostradës Tiranë-Durrës deri...

Koçiu: Shqipëria, progres konkret me reformat kundër pastrimit të parave

Shqipëria mirëpriti gjatë dy javëve të fundit misionin vlerësues...

Ceremoni inaugurimi për Muzeun Arkeologjik të Durrësit, mbërrin Rama

Pas një periudhe të gjatë me dyer të mbyllura...

Kthehu banesën në call center mashtrues, arrestohet 25-vjeçarja në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçare...