Kina regjistron rritjen më të ulët ekonomike në 29 vite

Më datë:

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot, ekonomia e Kinës ka shënuar rritje prej 6,1 për qind në vitin 2019, duke regjistruar rritjen më të ulët në 29 vitet e fundit.

Byroja Kombëtare e Statistikave të Kinës ka publikuar të dhënat për vitin e kaluar ku thuhet se objektivi vjetor i qeverisë ishte 6 deri në 6,5 për qind, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua.

Të dhënat tregojnë se vendi është përballur me ngadalësim në krahasim me vitin 2018 kur regjistroi një rritje prej 6,8 për qind.

Të dhënat e reja u publikuan dy ditë pasi Kina nënshkroi marrëveshje tregtare me SHBA-të pas një lufte tregtare mbi tarifat që zgjati disa muaj.

Kjo është shkalla më e ulët e rritjes që nga viti 1990, kur në Kinë u shënuan trazira politike që çuan në ulje të rritjes ekonomike në 3,9 për qind.

Byroja tha se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Kinës vitin e kaluar arriti në 99,09 trilionë juanë (14,38 trilionë dollarë). Sektori i shërbimeve të vendit përbënte më shumë se gjysmën e PBB-së së përgjithshme.

Sipas të dhënave, shitja me pakicë e mallrave të konsumit është rritur me 8 për qind në vitin 2019.

Të dhënat gjithashtu zbulojnë se deri në fund të vitit 2019, popullsia e Kinës ka tejkaluar 1,4 miliardë banorë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...