8.5 C
Tirana

KLGJ vendos kualifikimin për emërim të shtatëmbëdhjetë kandidatëve për magjistratë

Më datë:

Këshilli i Lartë Gjyqësor, me anë të një lajmërimi për mediat, deklaron se pas verifikimeve, ka vendosur kualifikimin për emërim të shtatëmbëdhjetë kandidatëve për magjistratë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.

KLGJ thekson se me këtë vendim-marrje, Këshilli hap rrugën për caktimin e vendeve vakante në gjykatat e rretheve të vendit si dhe emërimin e shpejtë të tyre, me qëllim evadimin e çështjeve gjyqësore si dhe shërbimin në kohë, me cilësi dhe profesionalizëm ndaj qytetarëve.

Njoftim për shtyp 28 Shtator 2020

Sot me datë 28.09.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi mbledhjen plenare të radhës në të cilën shqyrtoi disa çështje të rëndësishme. Më konkretisht:

Pas verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore të emërimit, pasurisë dhe figurës, Këshilli vendosi kualifikimin për emërim të shtatëmbëdhjetë kandidatëve për magjistratë të cilët kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2019-2020.

Me këtë vendimmarje Këshilli hap rrugën për caktimin e vendeve vakante në gjykatat e rretheve të vendit si dhe emërimin e shpejtë të tyre, me qëllim evadimin e çështjeve gjyqësore si dhe shërbimin në kohë, me cilësi dhe profesionalizëm ndaj qytetarëve.

Në vijim të shqyrtimit të kandidaturave për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi kualifikimin e magjistratëve znj.Klodiana Veizi dhe z.Enton Dhimitri, si dhe vijimin  e procedurave të mëtejshme të emërimit.

Gjithashtu pas shqyrtimit të kushteve dhe kritereve ligjore për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Këshilli vendosi kualifikimin e magjistrates znj.Daniela Shirka si dhe vijimin e procedurave të mëtejshme të emërimit.

Këshilli vendosi caktimin me short të relatorit për zhvillimin e procedimit disiplinor në ngarkim të magjistratit {…}.

Në  përfundim Këshilli diskutoi mbi verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar në Gjykatën e Lartë të kandidatit të katërt nga radhët e juristëve te spikatur, shqyrtimi i te cilit u shty për një mbledhje tjetër.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OJQ-të grevë simbolike: Kosova ka nevojë për sundim të ligjit e jo inkurajim të korrupsionit

Koalicioni i organizatave joqeveritare i përbërë nga Instituti i...

Ivanka Trump interes për historinë e kulturën shqiptare, ndan tre librat që po lexon

 Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump...

Viktor Zhusti në 83-vjetorin e lindjes, “Artisti i Merituar” që vijon të dhurojë emocione në skenën e teatrit shqiptar

 Aktori i njohur i Teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Viktor...

Rama në Jordani, pritet nga Mbreti Abdullah II

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë zyrtare në...