Qumështarët sot protestojnë para qeverisë

Më datë:

Të indinjuar me mosveprimet e qeverisë për largimin e produkteve me vaj palme, qumështarët e Kosovës kanë paralajmëruar sot protestë para Qeverisë së Kosovës.

“Të martën më 29 shtator me fillim në ora 13:00 qumshtarët e Kosovës do të mbajnë protestë, duke parakaluar me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën Garibaldi, perskaj Katedrales, tek Menza e Studentëve e deri tek Qeveria e Kosovës.

Tek Qeveria e Kosovës do të shprehim indinjatën tonë kundrejt qetësisë ndaj vajit të palmës që përveç që po na falimenton neve si qumështarë, është duke e shkatërruar edhe shëndetin e konsumatorit”, thonë qumështarët në njoftimin e tyre.

Pas protestës, rreth orës 14:00 ata do të mbajnë një konferencë për shtyp për të shpjeguar kërkesat e tyre dhe veprimet e mëtutjeshme.

Së fundmi, fermerët e Kosovës, pikat grumbulluese dhe shumica e përpunuesve të qumështit kanë krijuar Këshillin koordinues ndërmjet shoqatave duke u unifikuar kështu në luftën kundër vajit të palmës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...