2.5 C
Tirana

Në pak orë 6 të arrestuar në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Më datë:

Policia ka arrestuar 6 persona, për vepra të ndryshme penale, mes tyre një i shpallur në kërkim.
Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet E. F., 29 vjeç, pasi në rrugën “Frank Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën e u sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë.

Ndërkohë, në pranga ra dhe shtetasi me inicialet H. P., 40 vjeç, pasi i ka vjedhur biçikletën shtetasit M. Ll. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
•S. M., 50 vjeç, pasi në rrugën “Zgjimi”, në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
•G. D., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë ndalimin e shtetasit E. H., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Ll., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.59 mg/l. Më datë 28.09.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen K. B., 24 vjeçe, sepse mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Butrinti”, në Kashar, ka shkuar me pretekstin për të lypur dhe më pas ka tentuar të vjedhë në banesën e shtetases I. K. Punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetases K. B. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Konkluzionet e BE-së për Shqipërinë

Në konkluzionet që pritet të miratohen javën e ardhshme...

I dogji 44-vjeçarit makinën me vlerë 100 mijë euro pas sherrit, arrestohet i riu në Tiranë

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari që dyshohet...

Supë me trahana dhe domate

Përbërësit: 1 filxhan çaji trahana 1.200 ml ujë 50 ml vaj ulliri 2...

Tritoli ndaj biznesit, detaje nga ngjarja në Shkodër: Çfarë deklaroi pronari

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol...