Studimi: Si ndikojnë kafshët në shëndetin e njeriut

Më datë:

Kafshët mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit. Një studim i ri i kryer nga Universiteti i Leeds në bashkëpunim me Western Australia Tourism tregon se ata ndikojnë në uljen e stresit dhe të ankthit, sipas CNN.

Studimi shqyrtoi se si shikimi i imazheve dhe videove të kafshëve për 30 minuta ndikon në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës dhe ankthin.  Studimi përfshiu 19 pjesëmarrës, 15 studentë universiteti dhe 4 anëtarë të stafit, të cilëve iu kërkua të shikonin një video 30 minutëshe të kafshëve

Studimi u krye në dhjetor në kohën kur studentët përballen me një nivel më të lartë stresi për shkak të provimeve. Nga të dhënat rezultoi se shikimi i këtyre videove çoi në një ulje të presionit të gjakut – nga 136/88 mesatarisht në 115/71. Shkalla e ankthit u ul gjithashtu me 35 përqind.

Studimi zbuloi se videot janë më efektive sesa imazhet. Testet e mëtejshme do të kryhen në të ardhmen, pasi të mbarojë pandemia Covid-19 , kur më shumë pjesëmarrës mund të mblidhen së bashku në grupe të mëdha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...