“EBA i ka bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për avionët luftarakë F-35”

Më datë:

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të cilat pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen e “normalizimit” me Izraelin, thuhet se i kanë bërë kërkesë zyrtare SHBA-së për blerjen e avionëve luftarakë F-35, (AA).

Në lajmin e Bloomberg të cilin e bazon mbi një zyrtar amerikan emri i të cilit nuk deklarohet thuhet se EBA ka përcjellë zyrtarisht kërkesën në fjalë një javë pas marrëveshjes me Izraelin.

Sipas lajmit, zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Shtetit janë distancuar për të bërë një deklaratë lidhur me “shitjen e armëve potenciale” dhe se kanë dhënë siguri që dominimi i kapacitetit të armëve të Izraelit do të ruhet.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryekëshilltari i tij Jared Kushner kanë dhënë deklarata që ndezin ‘dritën jeshile’ ndaj EBA-së për blerjen e avionëve luftarakë F-35 ndërkohë që Izraeli ka thënë se është i shqetësuar nga mundësia e shitjes në fjalë.

Izraeli me ndërmjetësimin e SHBA-së nënshkroi me EBA-në dhe Bahreinin marrëveshje për “normalizimin e marrëdhënieve” në një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhi i Ramës: E ardhmja e Shqipërisë mbi çdo interes individual

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë aktivitetit...

“Shqipëria është e jona”, protestuesit mbushin Bulevardin me mesazhe kundërshtuese

Kjo është dita e tretë e protestës, ku ka...

Aksident zinxhir në Levan–Tepelenë, të lënduar tre persona, mes tyre turistë të huaj

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme...

“Do të anulojmë çdo fluturim”, aeroporti i Brukselit bllokohet papritur

Trafiku ajror në Belgjikë do të ndalet të martën...