Mblidhet Asambleja Socialiste e Gramshit, Balla: Opozita Meta-Basha kërkon alibi për humbjen e radhës. PS, aleancë vetëm me qytetarët

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Gramshit.

Në fjalën e tij Balla deklaroi se në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 PS do të ketë aleancë vetëm me qytetarët, ndërsa përballë ka një koalicion politikanësh dështakë që politikën e duan si mjet për interesat e tyre, jo për interesat e Shqipërisë.

“Ne jemi të vendosur ta kemi vëmendjen vetëm tek njerëzit dhe tek përmirësimi i shërbimeve publike ndaj tyre. Duhet përkushtim për tu marrë me hallet dhe problemet e njerëzve dhe vëmëndja jonë janë vetëm ata.

E siç ka rifilluar po njëlloj kjo vjeshtë politike me opozitën Meta-Basha që kërkon alibi për humbjen e radhës, shan e shpif nga mëngjezi në darkë, përgjigja jonë do të jetë puna dhe përqëndrimi tek nevojat e njerëzve”, tha Balla.

Sipas Ballës, kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përdorimit të halleve për politikë, si dhe për përhapjen e panikut ekonomik dhe social.

“Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës kanë nisur një betejë të re, atë të përdorimit të halleve për politikë, si dhe për përhapjen e panikut ekonomik dhe social duke përdorur si lëndë të parë atë që njohin më mirë baltën dhe mashtrimin.

Njerëzit nuk kanë asnjë interes të dëgjojnë më këtë lloj politike, njerëzit presin vetëm nga ne zgjidhjen e halleve të tyre”, deklaroi Balla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hita inspekton masat për protestën e PD, kërkon qetësi dhe profesionalizëm nga forcat e rendit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita...

Rama me fituesit e startup-eve 2025: Rrisim volumin e financimeve për aplikantët

https://www.youtube.com/live/eAi6xG4MTA8?si=phz-ze9WVoWd0FvV  Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se zhvillimi i teknologjisë...

Shtyhet seanca e Erion Veliajt në Gjykatën Administrative

Seanca që po zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën...

Gonzato: Përmirësimi i shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, thelbi i programit “EU4Municipalities II”

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i...