“Disiplinoni Damian Gjiknurin”, Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për klounë politikë

Më datë:

Po mbahet në këto momente seanca e radhës e parlamentit të Shqipërisë.

Deputeti Halit Valteri deklafroi në fjalën e tij se shqiptarët sot kanë nevojë për hapje litash dhe jo për kllounë politikë, duke bërë thirrje për “disiplinim të Damian Gjiknurit”.

Ndërsa, deputeti Ralf Gjoni ngriti shqetësimin se projekt-ligjet që propozohen nga opozita nuk shqyrtohen, ndërsa propozimet e maxhorancës shqyrtohen.

Ralf Gjoni: Angazhimi ynë për ligjet ëhstë cilësor. Unë dua të flas në lidhje me drejtimin tuaj të Kuvendit. Propozimi im i projekt-ligjeve nga unë a dikush tjetër nga opozita duhet të trajtohen me seriozitet. Minimalisht projekt-ligjet duhet të trajtohen. Kur janë propozimet tona, thoni prisni se ka kohë, kur ju intereson, e ndryshoni Kushtetutën për 2 orë.

Gramoz Ruçi: Nuk është kështu. kam thënë se amandamentet të shqyrtohen edhe nismat e projekt-ligjeve të opozitës. Kur ka propozime të projekt-ligjeve, ata shqyrtohen në bllok. Të gjitha nismat vijnë të gjitha për të marrë përgjigjen përfundimtare.

Halit Valteri: Shqiptarët kanë nevojë për hapje listash dhe jo për kllounë politikë. Ju lutem, disiplinoni Damian Gjiknuri.keni thyer çdo cak për të mos ju dhënë shqiptarëve atë që duan, listat e hapura. Shqipëria nuk është një vend që ndahet në zona elektorale, siç doni ju.

Gramoz Ruçi: Jemi këtu për të diskutuar, jeni të lirë të flisni, por ju lutem përmbajuni pasqyrës së punimeve të Kuvendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...