Zgjedhjet administrative në Itali, test politik për qeverinë e kryeministrit Conte

Më datë:

Në 7 rajone dhe në më shumë se 1000 komuna në Itali do të votohet për kryetarët dhe këshillat bashkikë.  Zgjedhjet administrative do të mbahen në datat 20 dhe 21 shtator. Janë 18 milionë votues  që do tu drejtohen qendrave të votimit në Campania, Toskana, Veneto, Liguria, Valle d’Aosta, Marche, Puglia.

Po në këto data në të gjithë Italinë do të mbahet referendumi kushtetues, për uljen e numrit të parlamentarëve në Dhomë dhe Senat. Ky referendum u kërkua nga Lëvizja 5 Yjet, pjesë e kushtueshme e qeverisë.

Sipas analistëve, pesha politike e ditës së zgjedhjeve është e madhe. Në dy ditë elektorale ‘5 Yjet’ janë në rrezik pasi rezultatet mund të zbulojnë erozionin e konsensusit popullor ndaj ‘Lëvizjes’, e cila  shkurtimin e parlamentarëve e ka betejën e saj ideologjike ‘par excellence’.

Nëse do të fitonte PO-ja, kjo do të ishte shpëtim për Levizjen, por rezultatet rajonalë nga ana tjetër mund të ndryshonin ekuilibrin politik brenda dhe jashtë shumicës.

Nëse referendumi do të sjellë një parlament me 115 senatorë dhe 230 deputetë më pak, e pëkthyer në vlerë monetare do të thotë kursim të vlerësuar prej 100 milion euro bruto në vit,

Dhe nësë do vazhdojmë të flasim për shifra, në mbi 60 mijë vende votimi do të shpërndahen mbi 15 milionë maska dhe 300 mijë litra xhel dezinfektues

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ngjarje te Kthesa e Kamzës, polici sulmohet me thikë gjatë detyrës

Një konflikt ka ndodhur mes një qytetari dhe një...

Policia godet rrjetin e trafikut të armëve, i riu arrestohet në flagrancë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i...

Nën dyshim për ryshfet në votime, Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe

Policia e Kosovës njoftoi të premten se e ka...

GJKKO refuzon kërkesat e Metës, për transmetimin live të seancave gjyqësore

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga...