Sherri me armë me 1 të vdekur dje në Durrës, arrestohen 5 persona, 3 në kërkim

Më datë:

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi dje në Durrës, ku një person humbi jetën dhe u plagos djali i tij dhe një tjetër.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr.13. Mësohet se shënjestër e sulmit ishin Armando Baboçi dhe djali i tij Erald Gjini. Mësohet se pas hekurave përfunduan 5 shtetas si dhe shpallen kërkim tre të tjerë.

Henri Tatasi si dhe Sergio Tatasi. Ndërkohë, dy të tjerë, Endri Cimo (Bregu) dhe Argit Kastrioti janë arrestuar për ‘Moskallëzim krimi”.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Policisë Durrës, pas njoftimit se në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, kishte të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit të menjëhershëm e profesional si dhe gatishmërisë së shërbimeve të tjera të Drejtorisë që ishin në zbatim të të planit të masave me pika kontrolli në të gjithë qytetin e Durrësit, për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, bënë të mundur, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
K.D., 20 vjeç, H.T., 23 vjeç dhe S.T., 20 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, me mjete të forta e më pas me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shtetasit E.Gj., 19 vjeç, H.T., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve si dhe shtetasi A.B.(Gj)., 39 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë dhe shtetasit :
E.C.(B)., 25 vjeç dhe A.K., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzim krimi”
Gjithashtu po në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim policor edhe tre shtetas të tjerë ku vijon puna për kapjen e tyre.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 automjete, 4 aparate celular si dhe pamje filmike në interes të zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, në ngarkim të shtetasve K.D., H.T., dhe S.T., për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje” dhe në ngarkim të shtetasve E.C.(B)., A.K., për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protestat për projektin në Zvërnec, Berisha: respekt për qytetarët protestues

https://www.youtube.com/live/tfqfiQYwLHU?si=5wN886Z7SN5HQ4cJ&t=418 Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ditën e...

Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet

Dy vëllezër nga Laçi janë dhunuar mëngjesin e sotëm,...

Zvërnec në fokus, Rama në Tivat: “Nuk është projekti që është thënë”

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Samitin BE–Ballkani Perëndimor...

Malaj: Po shqyrtojmë mundësinë e indeksimit të pensioneve në qershor ose korrik

Ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi sot se qeveria...