16.5 C
Tirana

iPhone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

Më datë:

Është një nga produktet më të pritura të 2020-ës, por do të vonojë dhe pak.

iphone 12 nuk u lancua në eventin special të Apple të martën dhe tani data e re pritet të jetë diku nga fillimi i tetorit. Megjithatë, disa informacione rreth tij dolën në dritë, duke i dhënë kështu dicka për të folur të apasionuarve që po e presin më padurim hedhjen e tij në treg.

Kështu thuhet se iPhone 12 do të sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5, ndryshe nga ato të rrumbullakosura të iPhonëve të fundit. Dizajni do të jetë i përmirësuar dhe veçoritë e kamerës, gjithashtu. Tre aparatet që e paraprinë, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max ishin mjaft elegante dhe të fuqishme, ndaj pritshmëritë janë të larta për iPhone-in e ri. Tradicionalisht, Apple i hedh në treg telefonët e rinj të saj në shtator, por duket ka pasur probleme për shkak të ndërprerjes së punës në fabrika.

iPhone 11 kishte tre variante vitin e kaluar, megjithatë shumë burime pretendojnë se do të ketë katër variante të iPhone 12 këtë vit ; iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...