10.5 C
Tirana

Gjiganti kinez/ Huawei rrezikohet nga sanksionet

Më datë:

Duke filluar nga 15 shtatori, gjiganti kinez i telekomunikacionit, Huawei — dikur simbol i kapacitetit teknologjik të Kinës, nuk do të ketë më qasje në furnizime jetike me gjysmëpërçues.

Pa këto pjesë elektronike, Huawei nuk mund të prodhojë telefona inteligjentë, apo pajisje 5G që kërkohen sot nga bizneset. Sanksionet kundër një prej kompanive më të fuqishme kineze u njoftuan në gusht, kur SHBA vendosi rregullore të reja, sipas të cilave kompani të huaja që prodhojnë çipe me teknologji amerikane nuk lejohen t’ua shesin produktet e tyre Huaweit pa siguruar një liçencë speciale për këtë aktivitet.

Gjatë javëve të fundit, kompani furnizuese nga Koreja e Jugut dhe Tajvani kanë sinjalizuar se do të respektojnë sanksionet dhe do të ndalin shitjen e gjysmëpërçuesve për Huawein nga dita e sotme kur hyjnë në fuqi masat kundër kompanisë kineze.

“Për fat të keq, në raundin e dytë të sanksioneve amerikane, kompanitë tona që prodhojnë çipe kanë pranuar porosi deri më 15 maj. Prodhimi i çipeve do të ndalet më 15 shtator,” tha muajin e kaluar Richard Yu, shef ekzekutiv i linjës së produkteve të konsumit të kompanisë Huawei.

“Duke qenë se nuk ekziston një industri kineze e prodhimit të çipeve, Huawei ndeshet tani me problemin e mungesës së tyre,” tha ai.

Megjithë përpjekjet e Kinës për t’u bërë superfuqi globale në teknologjinë e lartë, fabrika e botës ende nuk ka arritur të prodhojë mikroçipe të cilësisë së lartë, elementi thelbësor në sistemin që ndërlidh çdo pajisje elektronike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...