6.5 C
Tirana

Japoni, Yoshihide Suga zgjidhet si pasardhës i kryeministrit në largim Abe

Më datë:

Sekretari i kabinetit të Kryeministrit japonez, Yoshihide Suga, një besnik i afërt i kryeministrit japonez në largim Shinzo Abe, u zgjodh si udhëheqësi i partisë në pushtet, duke hapur rrugën që të bëhet kryeministër i vendit.

Në një garë të lehtë, 71-vjeçari Suga, fitoi 377 vota për kreun e Partisë Liberal Demokratike (LDP) ndaj dy kundërshtarëve të tij që morën 89 dhe 68 vota, njoftoi Agjencia e Lajmeve Kyodo.

Të paktën 394 deputetë të LDP-së të dy dhomave të parlamentit dhe 141 delegatë të pushtetit lokalë votuan për të zgjedhur udhëheqësin e tyre.

Njoftimi i papritur i Abe për dorëheqjen në fund të muajit të kaluar hapi garën për udhëheqësin e partisë, ndërsa kryeministri në largim është duke kaluar përmes ndërlikimeve serioze shëndetësore.

Suga do të kërkojë votëbesimin në një seancë të jashtëzakonshme parlamentare të mërkurën ku ai do të pasojë Abe-n si kryeministër japonez.

Partia në pushtet gëzon shumicën në dhomën e ulët të parlamentit japonez, Dhoma e Përfaqësuesve dhe gjithashtu ka një shumicë në dhomën e sipërme, Dhoma e Këshilltarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Çako: Dron termik për të lokalizuar 2 barinjtë e mbetur në tokat e përmbytura në Hasturkas në Fier

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako...

Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot po mbahet seanca...