12.5 C
Tirana

Lleshaj: Nuk do jem më ministër. Askush nuk është i përjetshëm në një detyrë

Më datë:

“Është e sigurt që nuk do jem më si ministër “, kështu tha nga Vlora ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, duke konfirmuar kështu se nuk do të mbajë më postin.

“ Që s’do të jem në këtë post është krejt e sigurt. Asnjë nuk është i përjetshëm në këtë post”, tha ai shkurt për gazetarët.

Kryeministri Edi Rama i besoi Sandër Lleshajt postin e ministrit pas largimit të Fatmir Xhafaj.

Deri atë kohë Lleshaj ishte këshilltar për çështjet e sigurisë pranë kabinetit të kryeministrit.

Megjithëse mori vlerësimin e Ramës për menaxhimin e protestave 6 mujore të opozitës vitin e shkuar, burime nga qeveria flasin për një ftohje të marrëdhënieve mes kryeministrit dhe Sandër Lleshajt muajt e fundit.

Askush nuk e pohon arsyen e pakënaqësisë të kreut të qeverisë, që detyroi Ramën t’i çojë sinjalin se për ish gjeneralin, drejtimi ministrisë së brendshme tashmë ishte kapitull i mbyllur.

Pas Besha Shahinit ministre e arsimit, Sandër Llleshaj është ministri i dytë që pranon publikisht largimin.

Largimi Shahinit dhe Lleshajt është vetëm prologu nisjes së një riformatimi nga Rama të kabinetit qeverisës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...