8.5 C
Tirana

Kush është Agron Malaj, ish-gardisti i 21 janarit që akuzohet nga PD-ja, si e mbronte Rama për 4 viktimat në bulevard

Më datë:

Partia Demokratike denoncoi sot se kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj ka qënë i dënuar dhe kërkoi që t’i hiqet mandati.

Sipas PD-së, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për “plagosje me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Kush është Agron Malaj?

Agron Malaj ka qenë komandant seksioni i Njësisë Speciale të Gardës së Republikës në protestën e 21 Janarit. Ai ishte një ndër 10 oficerët e shkarkuar nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku sapo ky i fundit mori detyrën. 10 oficerët ishin pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, të cilët qëlluan mbi protestuesit në tubimin ku mbetën katër qytetarë të vrarë.

Në lidhje me akuzat për ngjarjen e 21-janarit Rama ka deklaruar se Agron Malaj nuk ka lidhje me ngjarjen.

Pasi u largua në vitin 2013 nga Garda ai nisi karrierë politike, pasi u bë pjesë e Partisë Socialiste.

Më vonë ai u emërua kryetar i Partisë Socialiste për Matin dhe në të njëjtën kohë mori edhe detyrën e drejtorit të OSHEE-së për këtë rreth.

Në fushatën e zgjedhjeve lokale të 23 qershorit 2015 ai doli në krah të kryeministrit Edi Rama për të kërkuar votat për kandidaten socialiste. Tashmë ai mban detyrën si kryebashkiak i Matit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...