18.5 C
Tirana

Turizmi gjatë pandemisë/ Rënie e xhiros dhe pasojat në Gjirokastër

Më datë:

Restorantet, hotelet dhe bujtinat në Gjirokastër u përballën këtë vit me një fluks të ndryshëm vizitorësh në raport me vitet e kaluara.

Sezoni sigurisht që ishte i dobët, por ka qenë edhe një periudhë reflektimi për ofertën, për të gjetur pikat e dobëta dhe për të nxitur kreativitetin në kulinari dhe shërbime. Manjola Shehaj çeli një restorant të vogël në pazar pikërisht gjatë pandemisë.

Mungesat në personel të kualifikuar që nga administratorët e bizneseve, shefat e kuzhinave, kamarierët, recepsionistët janë mes problemeve kryesore që bizneset po hasin prej vitesh.

“Visit Gjirokastra” (“Vizito Gjirokastrën”) është duke mundësuar takime të ekspertëve të fushës me bizneset për të nxitur një frymë të re të mikpritjes, shërbimeve dhe gatimit dhe sigurisë ushqimore që do të ishte në harmoni me potencialin turistik të Gjirokastrës si qark.

Vetëm në Gjirokastër janë aktive mbi 400 biznese me profil restorantin apo akomodimin ndërsa në të gjithë qarkun numri i bizneseve të shërbimeve turistike shkon në mbi 1500 të tilla.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Wanted! Në kërkim për grup kriminal, kapet në Britani 30-vjeçari

Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit...

Nga rezoluta pas fjalës së Çelës në Kuvend, zbardhen pikat e dakordësuara mes PS-PD

Teksa gjatë seancës së sotme pati debate të ashpra...

Dosja “Partizani”/ Dështon seanca për Berishën, ja kur do të mbahet

Seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndaj kryetarit të Partisë...

TEKNOLOGJI – Australia padit Microsoft për praktika jo të ligjshme

 Autoriteti australian i konkurrencës njoftoi se po ndërmerr veprime...