16.5 C
Tirana

Isa Mustafa: Takimi i ardhshëm të jetë i fundit dhe të arrijmë marrëveshjen

Më datë:

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se brenda kësaj jave do t’i jepet epilogu nga organet e LDK-së marrëveshjes për koalicion dhe se pas ofertës së djeshme të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk do të heqin dorë nga një pushtet reciprok.

Ai tha se do të përpiqen që takimi i radhës të jetë i fundit, njofton Klan Kosova.

“Unë shoh arsye që të bëjmë marrëveshje partneriteti dhe  me respekt reciprok. Ne do të bëjmë përpjekje që takimi i ardhshëm të jetë takimi i fundit dhe nëse ka vullnet ai kryhet për gjysmë orë, por nuk shoh arsye që të takohemi ka tri orë dhe në fund të themi se jemi marrë vesh për t’u takuar. Brenda kësaj jave  epilogu mund të jetë i organeve tona sepse ne duhet të rikonfirmojmë qëndrimet tona”.

Ai tha se pas kësaj do të presin edhe reflektimin e Vetëvendosjes dhe nëse oferta e fundit e tyre është përfundimtare, atëherë edhe e LDK-së do të jetë po ashtu përfundimtare.

“Nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë marrëveshje nëse nuk është në partneritet të plotë. Shoh arsye që të bëjmë marrëveshje që është në interes”.

Sa për dallimet në mes të nënkryetarëve Vjosa Osmani dhe Agim Veliut, ai tha se në një parti të madhe si LDK mund të ketë edhe ndryshime mendimesh.

“Ne nuk e kemi trajtuar letrën e Vetëvendosjes në organet e LDK-së dhe ajo nuk do të trajtohet, por do të trajtohen vetëm parimet tona të marrëveshjes dhe mbi këto parime ose vazhdojmë ose nuk vazhdojmë të bëjmë marrëveshje”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...