Vodhi pensionet e disa qytetarëve, arrestohet ish-punonjësi i postës në Gjirokastër

Më datë:

Një 48-vjeçar, ish-punonjës i Postës që ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” ka rënë sot në pranga. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se
pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet J. D., banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u krye pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër me shkresë të datës 05.10.2018, ka dërguar Urdhërin për Ekzekutimin e Vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

NGJARJA
48-vjeçari ka qënë punonjës i Postës Shqiptare, duke shpërdoruar pozicionin e punës ka tërhequr pensione të qytetarëve të ndryshëm dhe nuk e ka kryer shpërndarjen e shumës së parave tek personat përkatës.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasit J. D. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

A mund të jenë lentet e kontaktit syzet e ardhshme inteligjente?

Të gjithë jemi të njohur me syzet inteligjente, por...

Gratë dhe burrat dallime gjenetike në sistemin imunitar

Një studim i fundit zbulon dallime të mëdha mes...

Një takim me rrezik të lartë me Xi Jinping, Donald Trump mbërrin në Kinë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur në Pekin...

Mjekja ‘sfidon’ Berishën me padi në gjykatë, kërkon rikthimin në garë

Padia e Mereme Selës mbi kandidimin e mohuar për...