Filloi një vit pas kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri”, Pollo nxjerr raportin: Në 2017-2019 në Shqipëri u pastruan 1.6 mld euro

Më datë:

Demokrati Genc Pollo përmes një statusi në Facebook prezanton gjetjet e raportit “Global Initiative”.

Referuar gjetjeve të tij, Pollo shprehet se në Shqipëri, 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare dhe se në këto tre vjet janë pastruar 1.6 mld euro.

STATUSI I PLOTE
“Shqipëria: 60% e firmave që ndërtuan në kryeqytet në 2017-2019 nuk justifikojnë burimin financiare; U pastruan 1.6 mld euro në tre vjet” konkludon raporti i Global Initiative.
Filloi fiks një vit mbas gjithë-kanabizimit nga dyshja Rama-Tahiri. U denoncua sitematikisht nga opozita. Shkak për gjendjen mizerabël të ekonomisë e biznesit (përveç keqqeverisjes, supertaksave, korrupsionit por edhe tërmetit dhe epidemisë) Kudo ku është futur paraja e pistë është dëmtuar normaliteti i sipërmarrjes dhe janë pasuruar një grusht banditësh e oligarkësh. Për të tjerët mbeti varfërimi dhe emigrimi.
Ndërkohë, që prej marsit, lufta kundër larjes së parave është kushti nr 4, nga 12 gjithsej, për çeljen e negociatave me BE.
Prandaj koha për ndryshim! Një orë e më parë!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...

“e-Albania” do t’i nënshtrohet përditësimit teknik, afatet e ndërprerjes së shërbimit

 Platforma “e-Albania” do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi teknik...