22.5 C
Tirana

​PDK mbështet angazhimin e SHBA-së në dialog por nuk merr pjesë në delegacion

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka kthyer sot përgjigje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka kërkuar që PDK të delegojw një përfaqësues të saj në procesin e dialogut që do të zhvillohet më 4 shtator në Washington dhe më 7 shtator në Bruksel.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet përgjigjes zyrtare, ka rikonfirmuar qëndrimin zyrtar dhe të njohur të PDK-së, se mbështetë fuqishëm angazhimin e SHBA-së dhe BE-së në procesin e dialogut si partnerë strategjik ndërkombëtar.

Veseli ka thënë se PDK do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë në Kuvendin e Kosovës, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit.

“Partia Demokratike e Kosovës mbështet vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që është në përputhje me platformën tashmë të njohur të saj, e cila garanton njohjen e ndërsjellë, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë Veseli.

Letra e plotë e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli për kryeministrin Avdullah Hoti:

I nderuari z. Hoti,

Po ju shkruaj në përgjigje të letrës suaj rreth pjesëmarrjes së Partisë Demokratike të Kosovës në takimet e 4 shtatorit në Uashington dhe 7 shtatorit në Bruksel.

Takimi i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shërben dinamizimit të procesit të dialogut. Përfshirja e SHBA-ve në dialog është siguri dhe inkurajim për shtetin e Kosovës. Ky është një momentum i ri, i cili duhet të shfrytëzohet nga Republika e Kosovës. Mbetet qëndrimi im se aty ku është Amerika duhet të jetë edhe Kosova, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me Bashkimin Evropian, janë partnerët më strategjikë të Republikës së Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës do ta ushtrojë rolin e saj kushtetues në procesin e dialogut, si opozitë në Kuvendin e Kosovës, por nuk do të jetë pjesë e delegacionit.

Partia Demokratike e Kosovës mbështet vetëm një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare që është në përputhje me platformën tashmë të njohur të saj, e cila garanton njohjen e ndërsjellë, sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, karakterin unitar të shtetit dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Me respekt,

Kadri Veseli

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Argita dhe Jamarbër Malltezi kërkojnë lirimin e pasurive të sekuestruara nga SPAK

Teksa çështja “Partizani” vazhdon të jetë në fazë gjyqësore,...

Kthesë në Energjetikë| Për herë të parë në histori, privatët kalojnë shtetin për kapacitetin e instaluar

Për herë të parë në sektorin energjetik, kapaciteti i...

Berisha: Raporti i OSBE/ODIHR dëshmon farsën zgjedhore të 11 maji, sikur të ishim në Siberi

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar përmes...

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja, djali dënohet me burg përjetë

Gjykata e Durrësit ka dhënë vendimin për ngjarjen e...