Virologët holandezë bëjnë zbulimin jo të mirë, identifikojnë dy raste ri-infektimi me COVID-19: Numri do shtohet!

Më datë:

Një pacient në Holandë dhe një tjetër në Belgjikë janë ri-infektuar me coronavirus, njoftoi të martën televizionin holandez NOS.

Lajmi erdhi pas raportimit të një rasti në Hong Kong, ku një person sërish ishte infektuar katër muaj e gjysmë pasi u shërua nga COVID-19.

NOS raporton deklaratën e virologes, Marion Koopmans, i cili tha se pacienti holandez është një person i moshuar me imunitet të dobët.

Ajo tha se po shtohen rastet kur njerëzit vuajnë nga virusi për një kohë të gjatë, por që këtë po e marrin vesh shumë më vonë.

Sidoqoftë, ri-infektimi i vërtetë, siç është regjistruar në rastet e tri vendeve të lartcekura, kërkon testim gjenetik të virusit në infeksionet e para dhe të dyta për të parë nëse viruset ndryshojnë.

Koopmans, një këshilltar i qeverisë Hollandeze, tha se pritet të shtohen rastet e tilla të ri-infektimit me coronavirus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...