18.5 C
Tirana

Bota në pragun e 24 milionë rasteve të infeksionit! Koreja e Jugut mbyll shkollat…

Më datë:

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar me Covid është në pragun e 24 milionë, për një total prej mbi 813 mijë viktima Covid. Grafikun e pandemisë e udhëheq SHBA-ja, e ndjekur nga Brazili, india dhe Rusia.

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA u regjistruan 37854 raste të reja të koronavirusit për një total prej 5.76 milionë.

Sipas autoriteteve shëndetësore pati edhe 482 vdekje për shkak të Covid teksa numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë është rritur në më shumë se 177 mijë.

Pavarësisht deklaratave të Presidentit Trump se duhet të shkurtohet koha burokratike për të dhënë sa më shpejt autorizimin përdorimit të vaksinës antiCovid, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive tha se “Çdo përpjekje për të autorizuar dhe shpërndarë një vaksinë të koronavirusit para se të provohet e sigurt dhe efektive në prova të mëdha mund të dëmtojë përpjekjet për të zhvilluar vaksina të tjera”.

Sipas CNN, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po shohin mundësinë e nxjerrjes së një autorizimi që do të lejonte përdorimin e vaksinës më herët, duke anashkaluar disa afate kohore të domosdoshme.

Ndërkohë në SHBA po testohen disa vaksina dhe kompanitë bioteknologjike po punojnë për të përmirësuar prodhimin ndërsa testimi po vazhdon, në mënyrë që nëse një vaksinë provohet e sigurt dhe efektive, ajo mund të shpërndahet menjëherë.

Koreja e Jugut ndërkohë po mbyll shkollat dhe po i rikthehet mësimit të distancë në zonën e kryeqytetit pasi vendi sapo la pas ditën e 12-të radhazi me rritje tre-shifrore të rasteve të identifikuara me infeksionin e Covid. Qendra e Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raportoi në 24 orët e fundit 280 raste të reja të prekur nga koronavirusi.

Duke filluar nga dita e nesërme do të mbyllen të gjitha kopshtet dhe 7500 shkolla në Seul City ​​- njoftoi Ministri i Arsimit Yoo Eun-hae

Vendimi erdhi pasi Ministria e Arsimit dhe mbikëqyrësit e zonës metropolitane ranë dakord se ishin të nevojshme masa më intensive për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Situata në Indi është gjithashtu shqetësuese, ku mbi 60,000 infeksione të reja janë regjistruar për ditën e shtatë me radhë. Në 24 orët e kaluara janë raportuar 60.975 infeksione.  Në përgjithësi, që nga fillimi i pandemisë India ka numëruar 3.17 milionë të identifikuar pozitiv me Covid, ndërsa vdekjet janë rritur me 848 njësi dhe totali është 58.390. Pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, India është vendi më i prekur nga pandemia e Covid-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shiste lëndë narkotike në Shëngjin, kapet në flagrancë 26-vjeçari

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale...

Shorti/ Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, shmangim Italinë, ja me kë mund të ndeshemi në finalet e play off

Shqipëria dhe Kosova kanë mësuar kundërshtarët e tyre në...

Seanca paraprake ndaj Ervis Berberit, mbrojtja kërkon vlerësim të gjykatës për provat

Po mbahet seanca paraprake për ish-kreun e ARRSH, Ervis...

Këshilli Bashkiak kërkoi që Veliaj të merrte pjesë fizikisht në mbledhje, SPAK nuk pranon kërkesën

SPAK nuk ka miratuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të...