Shpërthejnë sërish protestat e trazirat në SHBA, pasi policia qëlloi të riun në sy të fëmijëve

Më datë:

Guvernatori i shtetit Uiskonsin ka thirrur Gardën Kombëtare për të mbrojtur rendin, ndërkohë që situata në qytetin Kanosha në këtë shtet është rënduar, me përhapjen e protestave dhe akteve të vandalizmit.

Grupe protestuesish janë mbledhur të revoltuar ndaj asaj që e shohin si një tjetër incident të dhunës policore ndaj një afrikano-amerikani.

https://www.zeriamerikes.com/embed/player/0/5556707.html?type=video

Një afrikano-amerikan është shtruar në spital në gjendje të rëndë, pasi u qëllua disa herë në shpinë, ndërsa ishte ndaluar nga policia. Incidenti i së dielës ka rezultuar në situatë të tensionuar dhe protesta në skenën e ngjarjes.

Incidenti u regjistruar në orën 17 në qytetin Kanosha, kur policia u thirr lidhur me një “zënkë në familje”. Sipas një deklarate të policisë, viktima, 29-vjeçari Jacob Blake, u dërgua në spital, menjëherë pas të shtënave.

Policia nuk ka dhënë shpjegime për incidentin, i cili po hetohej nga Departamenti i Drejtësisë i Uiskonsinit.

Një video që po qarkullon në median sociale dhe është transmetuar nga rrjete të ndryshme televizive tregon një burrë në moshë të re, duke ecur rrotull makinës në drejtim të anës ku ulet shiferi, i ndekur nga dy policë. Në video duket se një nga policët e qëllon disa herë, kur personi është i kthyer me shpinë. Sipas dëshmitarëve, në makinë ndodheshin 3 djemtë e mitur të viktimës.

Policia ka bërë thirrje për qetësi, duke i kujtuar publikut se pamjet në video nuk kapin kompleksitetin e rrethanave të incidentit.

Protestat e nxitura nga incidenti në Uiskonsin po përhapen edhe në qytete të tjera amerikane./VOA

Pamje të tjera nga trazirat në Uiskonsin:

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...