13.5 C
Tirana

Somali, dënohen me burg 4 zyrtarë të shëndetësisë për korrupsion

Më datë:

Një gjykatë rajonale në kryeqytetin somalez Mogadishu sot ka dënuar 4 zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë me 18 vjet burg për korrupsion dhe vjedhjen e parave publike.

Zyrtarët e dënuar ishin në paraburgim mbi 3 muaj.

Drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Abdullahi Hashi Ali është dënuar me 9 vjet burg me një gjobë prej 2.366 dollarë.

Drejtorit të administratës dhe departamentit të financave, Mohamud Bule Mohamud iu shqiptua burg prej 18 vitesh ndërsa shefi i kontabilitetit Mahdi Abshir dhe kreu i Malaria dhe HIV/AIDS, Bashir Abdi u dënuan me 12 dhe 3 vjet burg.

“Kemi dëgjuar për këtë çështje të paktën 14 herë dhe këta zyrtarë u shpallën fajtorë për korrupsion dhe vjedhje të parave publike”, tha gjykata.

Ndërkohë, 5 zyrtarë të ministrisë u lanë të lirë pasi u gjetën të pafajshëm.

Forcat somaleze të sigurimit arrestuan zyrtarët në prill nën akuzën e përvetësimit të fondeve zyrtare të dhuruara për të frenuar shpërthimin e koronavirusit (COVID-19).

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, vendi i Bririt të Afrikës me një popullsi prej 15 milionë banorë ka konfirmuar deri më tani 3.269 raste të virusit, përfshirë 93 vdekje dhe 2.396 të shëruar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Metamorfoza”| Dënohet me 8 vite e 8 muaj burg Behar Bajri, lirohen dy ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO) ka dhënë sot, 18...

Bie “Cloudflare”, shumë website ndalojnë së funksionuari

Miliona përdorues të internetit në mbarë botën po hasin...

“Berisha: ‘Foltorja’ nuk ishte protestë kombëtare, por… pjesëmarrja ishte më e ulët se pritshmëritë”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi protestën e djeshme...