Maqedonia e Veriut siguron vaksinën e COVID-19 nëpërmjet Polonisë, Ministri i Shëndetësisë: Do të jetë falas për qytetarët

Më datë:

Maqedonia e Veriut ka arritur që të sigurojë vaksinën duke e përfituar nëpërmjet Polonisë që është një vend i BE.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka thënë se është nënshkruar marrëveshja pas ofertës së ambasadorit polak dhe Polonia vaksinat që do marrë një pjesë do ia shesë Maqedonisë së Veriut.
Filipçe siguron se për blerjen e vaksinave do të angazhohet buxheti i qeverisë dhe se ajo do të jepet falas për qytetarët.

BE ka porositur fillimisht 400 milionë vaksina nga kompania prodhuese farmaceutike AstraZeneca. Pritet që furnizimi të fillojë në fund të vitit 2020 pasi vaksina është në fazat e fundit të testimit. Vaksina të cilën BE shpreson ta përdorë e ka krijuar Universiteti i Oksfordit dhe ka filluar provat në korrik.

kreu i PD Basha kërkoi dje nga qeveria që të sigurohen urgjent fondet për sigurimin e vaksinës që edhe qytetarët shqiptarë të kenë mundësi të vaksinohen kundër COVID-19.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...

Bllokohet trafiku te rrethrrotullimi i Treshit për shkak të punimeve në hekurudhë

Hekurudha Shqiptare njoftoi sot se në kuadër të punimeve...