SHBA-ja dhe Brazili, qendra të përhapjes së koronavirusit

Më datë:

Numri i rasteve të reja me koronavirus vazhdon të rritet për dhjetëra mijëra në Shtetet e Bashkuara dhe Brazil – shtete në të cilat numri i viktimave në baza ditore është mbi 1,000 – ndërkohë që vendet më të vogla tentojnë të parandalojnë shpërthime të reja.

Brenda 24 orëve, Brazili ka raportuar për më shumë se 47,000 raste të reja me koronavirus dhe 1,200 të vdekur nga sëmundja, ndërsa Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 44,000 raste të reja dhe mbi 1,300 vdekje. Shumica e infektimeve ishin në Kaliforni, Florida dhe Teksas.

Që prej shpërthimit të epidemisë, Amerika ka shënuar 173,000 të vdekur dhe 5.5 milionë raste të konfirmuara. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, India është aktualisht e treta për nga numri i të prekurve me koronavirus, 2.7 milionë dhe gati 53,000 të vdekur, ndërsa Rusia renditet e katërta me 935,000 të infektuar dhe afro 16,000 të vdekur.

Koronavirusi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës nga fundin e vitit të kaluar. Por ndërsa ai ka infektuar, mbi 22 milionë persona e ka shkaktuar mbi 787,686 të vdekur në pjesë të ndryshme të botës, Wuhan-i vetë tregoi përmes festave të çmendura ku njerëzit qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit pa maska e pas distancim, se atje nuk ka më gjurmë të sëmundjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë kundër ndërhyrjeve të planifikuara në Zvërnec

 Shoqëria civile dhe qytetarë për të pestën ditë radhazi...

Igli Tare del nga SPAK pas një maratone pyetjesh, asnjë koment për gazetarët

Igli Tare ka dalë nga ambientet e SPAK, pas...

“Ti gjobaxhi… kaq kam me ty”/ Balla akuza Shehajt: U vihesh bizneseve nga pas për lekë

Përplasjet për Zvërnecin në Kuvend kanë vijuar midis socialistit,...

Antonio Costa i vë kushte Serbisë

Nga Beogradi në krah të Aleksandër Vuçiç Presidenti i...