Olsian Çela kërkesë KQZ-së: Na sillni formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut të Mallakastrës

Më datë:

Një tjetër kryebashkiak socialist nis përballjen me drejtësinë.

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për ligjvënësin e pushtetit lokal.

Në dokumentin e siguruar për “BalkanWeb” që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, akuza i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut Ismailaj.

“Na vini në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ.

Kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme është në funksion të hetimit nga Organi i Akuzës për kryebashkiakun, pas denoncimit të PD.
 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama dhe Ibrahimaj takim me pensionistët në kryeqytet

Në kuadër të bashkëbisedimeve për “Punët e Shqipërisë”, kryeministri...

Peleshi thërret Këshillin, PD ngre shqetësime për procedurën ndaj Ballukut

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas njoftimit...

Ministri Malaj takim me biznese të turizmit në Berat, në fokus deklarimi real i pagave

Ministri i Financave Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga...

Kosovë/ Haradinaj: Kurti nuk ka interes që të zgjedhë Presidentin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...