Ministri i Jashtëm i Kroacisë: Vuçiqi në linjë të politikës së Millosheviqit për Serbinë e Madhe

Më datë:

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Arleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se “Operacioni Stuhia” ka qenë krimi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore.

Ai thotë se Vuçiqi ende në linjë të politikës së Millosheviqit për “Serbinë e Madhe”.

“Na vjen keq që lidershipi politik në Beograd është në linjë me politikën e mposhtur të Slobodan Millosheviqit, dhe kjo ndërhyrje në çështjet e brendshme të një shteti tjetër është në kundërshtim me parimet fundamentale të marrëdhënieve dhe të drejtën ndërkombëtare”, ka thënë ai për reporterët, si përgjigje kundër mesazheve të sotme të Vuçiqit për shënimin e përvjetorit të “Stuhisë”.

Sipas agjencisë Hina, Radman ka thënë se “Stuhia” parandaloi spastrimin etnik.

“Stuhia parandaloi spastrimin etnik dhe katastrofën humanitare në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, dhe pikërisht gjatë ‘Krajina’, spastrimi etnik u krye nga serbët që dëbuan të gjithë kroatët, por jo edhe serbët. Dhe me ‘Stuhinë’ ai territor përsëri është sjellë në rendin administrativ dhe juridik të Republikës së Kroacisë”, ka thënë Radman.

Ai gjithashtu ka thënë se serbët në Kroaci i zgjidhin çështjet e tyre në institucione dhe me përfshirjen në shoqërinë kroate.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...

Zv.kryeministrja Koçiu me banorët e pallatit të djegur: Do përfitoni bonus qiraje për strehimin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar këtë të premte, më 17 prill,...

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...