Bashkoi dy apartamentet, i bëri furrë buke dhe parukeri në katin e parë të pallatit

Më datë:

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë ishte një furre e cila furnizonte me bukë banorët e Vorës.

Për shkak te ndërhyrjeve të paligjshme dhe shembjeve te mureve te brendshme, bashkimi i dy apartamenteve. Pronari i saj ka përfunduar i pandehur ne gjykatën e Tiranës si i pari i pandehur ne vazhdën e disa dosjeve te hapura ne disa qytete, si ne Durrës, Tiranë dhe Kruje.

Naim Shehi do te përballet me Gjykatën e Tiranës për veprën e ndërtimit te paligjshëm, pasi sipas prokurorisë ai ka ndërhyrë ne katin e parë, çka ka sjellë dëmtimin e pallatit, i cili tashmë është i pabanueshëm.
Kjo derë e hapur jashtë strukturës te pallatit qe ka mundësuar çeljen e një biznesi parukeri është konsideruar gjithashtu ndërtim i paligjshëm.

Por ndërkohë për ndërtuesin Asqeri Xhanari dhe Luan Beta, ish shef i urbanistikës në bashkinë Vorë. Prokuroria kërkon pushimin e hetimeve, ashtu sic pritet te kërkohet edhe për te dyshuar te tjerë referuar ekspertizës ndaj disa shkollave dhe bizneseve te dëmtuara.

Në qytetin e Vorës janë shpallur te pabanueshëm 14 pallate, ndërsa për disa te tjerë hetimet janë veçuar dhe po vazhdojnë edhe për punonjës të urbanistikës.

Por banorët që pas tërmetit vazhdojnë te jetojnë me qira shfaqen te pa interesuar për hetimin.

“Te paktën te vazhdojnë me prishjen e objekteve se kush është i pafajshëm do dalë e kush fajtor, por të paktën te nisin me prishjen”.

Prokuroria e Tiranës vendosi nën hetim 30 persona pas tërmetit, por nisur nga gjendja e Covid-it përgjigjet e ekspertëve te ndërtimit u vonuan dhe ndaj dosjet u veçuan, kurse afatet e hetimit u zgjatën. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...