OBSH-ja i kërkon Rusisë të respektojë udhëzimet për prodhimin e vaksinave

Më datë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Rusisë të ndiqte udhëzimet e përcaktuara për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.

Moska ka njoftuar për planet që së shpejti të fillojë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Rusia tha të hënën se synon të nisë prodhimin në masë të një vaksine në shtator dhe do të zgjerojë prodhimin në “disa milionë” doza në muaj, brenda vitit të ardhshëm, raporton Reuters.

OBSH-ja theksoi se të gjitha kompanitë kandidate për prodhimin e vaksinave duhet të kalojnë fazat e plota të testimit para se të fillojnë prodhimin.

“Ka praktika të vendosura dhe ka udhëzime për këtë”, u tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, gazetarëve në selinë e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Shkencëtarët në Perëndim kanë ngritur shqetësime në lidhje me shpejtësinë e zhvillimit të vaksinave ruse, duke sugjeruar që studiuesit mund të jenë nën presionin e autoriteteve për të ofruar një zgjidhje sa më shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë perfekte për COVID-19.

Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19, dhe mbi 690 mijë kanë vdekur.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Shpërthim katastrofik në Myanmar, të paktën 46 të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur një fshat në...

Incidenti në Zvërnec, Rama: Edhe unë do revoltohesha, do bëja më keq se ju

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka dalë këtë të...

Zgjedhjet në Kolumbi: E djathta ekstreme në avantazh surprizë, Cepeda nuk e njeh rezultatin

Kandidati i së djathtës ekstreme, avokati Abelardo de la...

Pas dhunës ndaj protestuesit në Zvërnec, 2 kompanive të sigurisë u hiqet licenca

Pak ditë pas incidentit të regjistruar në Zvërnec, iu...