Shkaktoi dhjetëra viktima, inaugurohet ura e re në Gjenova të Italisë dy vite pas rrëzimit

Më datë:

Zyrtarët në qytetin italian, Gjenova, janë duke inauguruar një urë të re, në vendin ku kishte ndodhur një incident tragjik dy vite më parë.

Si pasojë e rrëzimit të urës atje kishin vdekur 43 persona. Ky rast pati vënë në pah neglizhencën që i është bërë infrastrukturës dhe koncesioneve të dyshimta në një prej vendeve më të pasura në botë.

Presidenti Sergio Mattarella ka qenë pjesë e ceremonisë së 3 gushtit.

Zyrtarët ishte planifikuar që të lexonin emrat e viktimave përgjatë ceremonisë, mirëpo familjarët e tyre kanë kundërshtuar duke thënë se një gjë e tillë rrezikon kthimin e tragjedisë në “karnaval’.

Ura do të hapet për qarkullim më 4 ose 5 gusht.

Ideatori i saj, Renzo Piano është i njohur për krijimet si Qendra Georges Pompidou në Paris dhe rrokaqielli, The Shard në Londër.

Ai e ka cilësuar strukturën e re si “fëmijë të lindur në tragjedi”.

Autostrade, kompania që udhëheq pothuajse gjysmën e rrjetit të austradave në Itali, është akuzuar për neglizhim të mirëmbajtjes dhe raporte të falsifikuara të sigurisë për urën e rrëzuar, Morandi.

Hetimet rreth rrëzimit të saj pritet të bëhen publike më vonë gjatë këtij viti./ REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PEKIN – Kina paralajmëron kundërpërgjigje pas projektligjit industrial të BE-së

Kina ka kritikuar projektligjin e Bashkimit Evropian që synon...

Meta nga salla e gjyqit: Akuza për gënjeshtra dhe kallëzues të rremë

Këtë të hënë, në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit...

Braho: SPAK ka rritur ndjeshëm efektivitetin në hetime gjatë 2025

Kryetari i SPAK, Klodian Braho po raporton sot numrat...

Atentati që tronditi Balldrenin, policia heton motivet e krimit

Zbardhen informacione të reja lidhur me ngjarjen e rëndë...