16.5 C
Tirana

Sëmundja ‘’Gjuha e Kaltër’’ te kafshët, prek edhe Kosovën

Më datë:

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton të gjithë qytetaret, fermerët dhe institucionet qendrore dhe lokale të Republikës se Kosovës, se  pas vlerësimit të situatës mbi paraqitjen e sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’(Bluetongue)  tek kafshët të konfirmuar në shtetin fqinjë të Republikës se Maqedonisë se Veriut, dhe dy rasteve të dyshimta në fermat e komunave të brezit kufitar. Si masë parandaluese e përhapjes se sëmundjes vendoset ndalesa e lëvizjes se kafshëve në këto komuna:  Shtërpcë, Ferizaj, Viti, Kaçanik, Hani i Elezit, Dragash, Prizren. Komunat e vendit duhet të sigurojnë vendin e groposjes  në rast se kemi ngordhje të kafshëve. Nëse do të kemi shpërthime të  sëmundjes në komunat tjera do te vlejnë  masat e njëjta.

Autoritet kompetente shtetërore dhe  fermerët janë të obliguar të ndërmarrin këto veprime për parandalim të përhapjes se sëmundjes:

  • Fermerët blegtoral duhet të njoftojnë rastet e dyshimta të paraqitjes së kësaj sëmundje në fermat e tyre, tek veterinarët lokal apo zyrtaret e komunave;
  • Ndalimi i lëvizjes së kafshëve nga fermat  e komunave të lartë cekura;
  • Trajtimi mjekësor i kafshëve të prekura;
  • Dezinsektimi dhe dezinfektimi i fermave dhe kafshëve
  • Groposja e kafsheve të ngordhura në vende të sigurta nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së dhe
  • Mbyllja e tregjeve të kafshëve në të gjithë vendin.

Ne si autoritet jemi duke ndërmarre të gjitha veprimet e nevojshme sipas Udhëzimit Administrativ për luftimin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Gjuha e Kaltër. Sëmundja Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse e cila prek ruminantet shtëpiak. Prej këtyre shenja të theksuara klinike japin delet e më pak dhite dhe shume rralle  lopët. Janë insektet të gjinisë Culicoides qe bëjnë transmetimin e sëmundjes tek kafshët.  Sëmundja nuk transmetohet nga kafsha tek kafsha si dhe nga kafshët tek njeriu.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mbahet sot seanca për Veliajn në Gjykatën Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot seancën gjyqësore për shqyrtimin...

Roboti Neo që bën punët e shtëpisë, në treg për 20 mijë dollarë

Shpikja më e madhe e shekullit të 21-të është...

Më 5 nëntor, seanca e parë e konsultimit për Kodin e Ri Penal

Në seancën plenare të Kuvendit, Ministri i Drejtësisë, Besfort...

Burgoset 32-vjeçari që aksidentoi për vdekje adoleshentin

Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për...