18.5 C
Tirana

Irani: Perëndimi duhet të ndalojë së financuari terroristët

Më datë:

Ministri i Jashtëm i Iranit, Javad Zarif, fajësoi SHBA-në dhe Evropën për financimin dhe mbrojtjen e terroristëve pas arrestimit të udhëheqësit të një grupi anti-regjim me qendër në SHBA.

“Perëndimi duhet të ndalojë financimin dhe strehimin e terroristëve. Nga strehët e tyre të sigurta në SHBA dhe Evropë, ata promovojnë urrejtje, bëjnë agjitacion dhe organizim vrasjesh dhe kaosi, dhe me paturpësi marrin përgjegjësi për vrasjen e civilëve iranianë të pafajshëm”, tha Zarif në Twitter.

Irani dje njoftoi kapjen e udhëheqësit të një grupi anti-regjim të organizuar në SHBA, i cili akuzohet për organizimin e akteve terroriste në vend.

“Jamshid Sharmahd, udhëheqësi i organizatës terroriste Tondar, e cila kryen operacione të armatosura dhe operacione sabotimi në Iran të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, është kapur nga Ministria e Inteligjencës”, u tha në një njoftim zyrtar.

Organizata kundër regjimit dhe pro-monarkiste me qendër në SHBA, e njohur si Tondar dhe Asambleja e Mbretërisë së Iranit, akuzohet për organizimin e akteve të armatosura dhe sabotazhe në gjithë vendin si dhe për një akt terrorist në qytetin Shiraz më 12 prill 2018, ku u vranë 14 persona dhe u plagosën 215 të tjerë.

Jamshid Sharmahd njihej për aktivitetet mediatike kundër Iranit në në shtetin e Kalifornisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Rama përdori gjeopolitikë për të grabitur 50 mln euro

Kreu i PD, Sali Berisha, theksoi se kryeministri Edi...

Leskaj tërhiqet si drejtues politik i PD-së në Vlorë: Pas 2 vitesh lë edhe mandatin e deputetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, theksoi sot se...

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian,...

GJKKO merr vendimin, ja sa u dënuan ish-deputeti i PS Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...