Irani arrestoi ambasadorin britanik në Teheran Rob Macaire

Më datë:

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Teheran, Rob Macaire është arrestuar për pjesëmarrje në ceremoninë përkujtimore të organizuar për ata që humbën jetën në aksidentin e avionit të linjave ajrore të Ukrainës në kryeqytetin Teheran.

Pretendohet se aktiviteti i organizuar përpara Universitetit Emir Kebir u shndërrua në demonstrata antiregjim me slogane të hedhura dhe se ambasadori Macaire “u përpoq të organizojë dhe provokojë disa veprime radikale dhe shkatërruese”.

Pas kësaj ambasadori britanik u arrestua dhe u la i lirë disa orë më vonë.

“Arrestimi i ambasadorit tonë në Teheran pa asnjë arsyetim apo shpjegim është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar,” tha ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab.

Duke bërë të ditur që qeveria iraniane është në një udhëkryq, Raab tha: “Regjimi iranian ose mund të vazhdojë marshimin e tij në një pozicion të dëbuar me të gjithë izolimin politik dhe ekonomik që ai do të sjellë, ose ai mund të ndërmarrë hapa për të lehtësuar tensionin dhe të marrë një rrugë diplomatike përpara”.

Edhe Departamenti amerikan i Shtetit reagoi ndaj ngjarjes në fjalë.

Zëdhënësja e Departamentit, Morgan Ortagus deklaroi se “I bëjmë thirrje Iranit të kërkojë falje zyrtarisht nga Anglia për shkelje të të drejtave dhe të respektojë të drejtat e të gjithë diplomatëve”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Koçiu: Zhvillim më i drejtë dhe i balancuar i territorit për çdo qytetar

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu theksoi sot nevojën për vizion të...

Hyrje-daljet në kufij, udhëtarët të detyruar të deklarojnë shumat mbi 10 mijë euro

 Udhëtarët që hyjnë ose largohen nga territori i Republikës...

Berisha: Çdo shqiptar duhet ta përkrahë protestën e të rinjve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se...

Vendim i Bordit të Transparencës: ulet çmimi i naftës në 183 lekë/litër

 Bordi i Transparencës në mbledhjen e sotme ka vendosur...