Gjiknuri i përgjigjet PD- LSI për 6 pikat: Alibi që nuk qëndron. I kemi miratuar më parë, mjafton një e-mail dhe i depozitojmë në Kuvend

Më datë:

Damian Gjiknuri i është Opozitës së Bashkuar për kërkesën e saj për t’u mbledhur nesër ose pasnesër për 6 pikat e saj.

Gjiknuri thotë se për pikat që do të mblidhet PD- LSI është rënë dakord po në Këshillin Politik dhe mjafton një e-mail konfirmues për t’i depozituar ato në Kuvend.

Ai shton se kjo është një alibi që nuk qëndron nga Opozita e Bashkuar për t’u mbledhur në Këshillin Politik dhe për të dakordësuar diçka që është miratuar më parë.

‘’Janë disa pika si ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për të depozituar për këto projektligjet. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR.

Ligjet për sinjalizuesin, procedura penale, dhe një ligj tjetër. Drafti është dakordësuar. Mjafton një konfirmim me email dhe ia çoj unë kërkesën për të depozituar për këto projektligjet. Pra pretendimi për të miratuar këtu disa pika që ne i kemi miratuar nuk qëndron. Janë ndryshimet kushtetuese si dhe ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR.Alibia nuk qëndron. Vetëm miratimi mbetet.’’- tha Gjiknuri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...